Të gjitha vendimet e brendshme për sistematizim dhe aktet e nënshkruara në cilësinë e ministrit nga ana e ish zëvendësministrit të Brendshëm, Nazim Bushi do të shqyrtohet ligjërisht nga ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski. Nga kabineti i Toshkovskit thonë se ligjshmëria e vendimeve do të bëhet në përputhje me vendimin e Qeverisë i sjellë më 28 qershor.
“Obligohen punëdhënësit nga sektori publik dhe shoqatat tregtare në pronësi të shtetit t’i ndërpresin procedurat për punësim në periudhë të pacaktuar dhe avancimet mbi bazën e informacioneve pozitive për sigurimin e mjeteve financiare nga Ministria e Financave për vitin 2024 nga periudha deri më 14.02.2024 të cilët kanë filluar me punë më 24 qershor dhe pas 24 qershorit 2024”, shkruan në vendimin e Qeverisë.
Nga koalicioni VLEN thonë se të gjitha punësimet partiake të bëra pas shpalljes së zgjedhjeve dhe pas përfundimit të Qeverisë teknike, do të prishen dhe do të hapen konkurse të reja.
“Sigurisht që do të rishikohen dhe do të shqyrtohet mundësia e prishjes së atyre procedurave dhe rishikimi e hapja e tyre përsëri që të ketë mundësi çdo qytetarë të aplikojë dhe të gjej një vend pune”, tha Bilall Kasami, Koalicioni VLEN.
Përveç në Ministrinë e Brendshme, vendimet të tilla punë dhe avancime janë bërë edhe nëpër ministritë tjera me të cilat kanë udhëhequr kuadrot e BDI-së dhe LSDM-së.