Venko Filipçe, lider i ri i LSDM-së

1 Min. Leximi

Ish ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të jetë lider i ri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, transmeton TV21.

Filipçe, i cili ministër ishte në kohën e Zoran Zaevit, që publikisht janë treguar të afërt edhe jashtë institucioneve shtetërore dhe partiake, vjen në postin e liderit të partis pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën sot në LSDM, që rezultuan pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit.

- Advertisement -

Filipçe në zgjdhje arriti të mposhtë Jovan Despotovskin dhe Aleksandar Bajdevskin. Që të dy poashtu kanë bartur funksione shtetërore.

- Advertisement -

Filipçe në LSDM vjen në kohën më të keqe, pasi kjo parti pësoi disfatën më të madhe në zgjedhjet e fundit paralamentare nga VMRO-DPMNE-ja, duke arritur të marrë vetëm 18 deputetë dhe duke qenë në opozitë./TV21

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull