“Pas rreth 6 muajsh nga përpunimi i të dhënave të popullsisë dhe banesave Instituti i Statistikave ka publikuar zyrtarisht edhe numrin e popullsisë në vendin tonë. Sipas këtij Instituti janë 2.4 milion shqiptarë që jetojnë në territorin shqiptar.”
Përmes një konference për mediat, drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli shpjegoi në mënyrë të detajuar të dhënat e fundit të Censit të Popullsisë dhe Banesave, anketimet e të cilit u kryen gjatë 2023.
Elsa Dhuli, Drejtore e Institutit te Statistikave: Ky cens vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 Shtator 2023, 2,412 113 banorë të cilët përbëjnë 755, 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 milionë e 82 mijë e 529 banesa të zakonshme.
Këto rezultate krahasuar me ato të vitit 2011, reflektojnë një tkurrje të popullatës me rreth 17.5% ose rreth 420 mijë persona më pak. Deri në fund të vitit do të publikohen edhe të dhëna të tjera në mënyrë me specifike për çdo qark të vendit tonë. /Klan News/