Zgjidhja për sallat kirurgjike mund të diskutohet që në seancën e parë të qeverisë, thotë ministri i shëndetësisë Arben Taravari, duke paralajmëruar instalimin e një sistemi të ri që të mos rrezikohet jeta e pacientëve.
“Pres lajmërim, ka ekspertizë nga më shumë institucione, që kanë bërë ekspertizë se pse ka erë dhe gazra tjera që i përdorin në sallat e operacioneve, unë mendoj që do të duhet në seancën e ardhshme të qeverisë, pra në seancën e parë të qeverisë të bisedojmë për këtë, eventualisht të instalohet komplet sistem të ri të mos rrezikojmë me jetën e pacientëve”, tha Arben Taravari.
Ministri i ri i shëndetësisë tashmë ka ndërruar 9 drejtorë të klinikave. Në toksikologji është emëruar profesori Çibishiev, ndërsa në neurologji ish-ministri Mexhiti.
“9 klinika të gjithë ndër tjerash edhe toksikologji sot është drejtori i ri, nesër shpresoj që të fillojë profesor Çibishev do të jetë drejtori i ri në toksikologji. Shpresojmë që nesër të emërojmë edhe drejtorin e ri në onkologji sepse për u.d drejtoreshën vendimi ka mbaruar në mes të qershorit. Në neurologji ka drejtor të ri, ish-ministri i shëndetësisë dr.Fatmir Mexhiti”, deklaroi Taravari.