Në ditën e parë të debatit në Kuvend, pas propozimit të përbërjes së qeverisë së re, dhënë nga mandatari dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, një numër i madh deputetësh janë regjistruar për të folur.
Në ditën e parë të debatit për qeverinë e re pritet të flasin 31 deputetë.
Për sot në listë janë 31 deputetë, nga të cilët 7 janë të koalicionit të LSDM-së, 8 nga VMRO-DPMNE, 4 nga VLEN, 6 nga BDI dhe 3 nga ZNAM dhe E Majta.
Nesër priten fjalime të reja nga deputetët e tjerë.
Nesër në mbrëmje, më së voni para mesnate, duhet të votohet për zgjedhjen e qeverisë së re, e cila do ta marrë pushtetin nga e hëna pas 7 vitesh qeverisje të LSDM-së dhe BDI-së.