Nga dita e parë e Qeverisë do të shkarkohen drejtorët ekonomik të Klinikave, paralajmëron Taravari

1 Min. Leximi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili pritet të emërohet për ministër në Ministrinë e Shëndetësisë tha që nga dita e parë do t’i shkarkoj drejtorët ekonomik në spitale.

“Do të konsultohem me juristët në Ministrinë e Shëndetësisë dhe nëse kam mundësi, që nga dita e parë do t’i shkarkoj drejtorët ekonomikë”, tha Taravari.

- Advertisement -

Ai sqaroi këta drejtorë nuk do të shkarkohen për shkak të emërimit të të tjerëve, por ky funksion nuk do të ekzistojë për shkak të shpenzimeve dhe racionalizimit.

- Advertisement -

“Këto funksione nuk do të ekzistojnë. Të kesh 30 apo 32 drejtorë profesionistë, t’i shtosh edhe 32 drejtorë ekonomik dhe t’i shtosh Këshilla Drejtues nga 5 në 30 klinika janë rreth 160-170 persona. Mendoj se duhet të racionalizojmë këtu”, tha Taravari.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull