Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, pjesë e koalicionit VLEN, në emisionin “Top Tema” në TV Telma, tha se Ali Ahmeti gjatë fushatës ka thënë se ai nuk është në një lig me ata por se është në superligë dhe garon me VMRO-në dhe LSDM-në.
“Ai u tërheq, a u frikësua nuk e di pse u tërhejk nga gara për legjitimitet të votës shqiptare. Ai kaloi në ligë tjetër, dëshiroi t’i grumbullojë rreth vetes partitë e bashkësive tjera etnike si turke, boshnjake, rome.. ky është legjitimitet i një koalicioni multietnik por që nuk është legjitimitet i votave shqiptare. Ne nëse flasim për legjitimitet të votave shqiptare duhet të respektojmë rregullat e lojës në cilën lig apo në cilën fushë po garojmë. Nëse ai është frikësuar të garojë tek kampusin politik shqiptar përse ne ta respektojmë votën që bashkësitë më të vogla e ka dhënë për Frontin dhe ata kanë marrë numër më të madh të votave. Sipas asaj logjike edhe LSDM ka të drejtë të ankohet përse nuk e thërrasin në qeveri, sepse kishte edhe shqiptarë në listat e tyre, turq, boshnjak”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi shtoi se përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve nga zgjedhje është vetëm koalicioni VLEN.
Ai tha se VMRO-DPMNE e ka respektuar votën shqiptare duke ftuar në qeveri përfaqësuesit e tyre legjitim, pra VLEN-i.