Është rritur numri i martesave në Maqedoninë e Veriut, ndërsa këtu prin komuna e Çairit dhe ajo e Sarajit. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e parë të vitit 2024, numri i lindjeve është 3632 fëmijë, ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri është zvogëluar për 0.7 për qind. Në tremujorin e parë të vitit 2024 numri i personave të vdekur ka qenë 5199, nga të cilët 8 foshnje, që shënon ulje prej 0.6 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023.
ENTI SHTETOROR I STATISTIKËS
“Shtimi natyror është negativ, respektivisht 1567, që do të thotë se numri i lindjeve është më i ulët se numri i vdekjeve. Numri i martesave në tremujorin e parë nga viti 2024 është rritur për 3.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023 dhe është 2488 martesa. Në këtë tremujor janë marrë 597 raporte për divorce”.
Nga atje infromojnë se më së shumti martesa janë lidhur në Shkup, 617 nga të cilat 123 në Çair, 85 në Saraj, 80 në Gazi Babë, 50 në Karposh, Kisella Vodë dhe Butel… Në brendinë e vendit më së shumti martesa janë regjistruar në Likovë 123, pastaj Kumanovë 92, Zhelinë 73, Kërçovë 72, Manastir dhe Vrapçisht 68, Veles 66, Gostivar 65, Bogovinë 60. Ndërkaq, asnjë martesë nuk është lidhur në Debërc, Novaci dhe Vevçan.
Nga divorcet e regjistruara siç njoftojnë nga Enti, 87 janë në Shkup, 44 në Veles, 37 në Kumanovë, 19 në Gjevgjeli dhe 8 në Manastir.