Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se qeveria e re do të punoj me përkushtim dhe se nuk do të bëj dallime në bazë të bindjeve politike.
“Ky është një mesazh shumë i rëndësishëm që dua të ndaj me ju:
në qeverinë e re ne nuk do të punojmë asnjë minutë për t’u hakmarrë ndaj atyre që nuk na kanë votuar!
Ne do të punojmë përkushtim që çdokush e sidomos shqiptar, të jetë i punësuar dhe i kualifikuar pavarsisht bindjes politike!”, ka shkruar Taravari.