Krahas lëndëve të përgjithshme arsimore, mësojnë edhe për historinë, artin dhe gjuhën italiane. Në këtëgjimnaz sivjet ka vend për 272 nxënës në vitin e parë, të cilët do të mësojnë në 8 paralele.
“Në vitin e parë mësohen lëndën e përgjithshme arsimore, në vitin e dytë kanë 5 lëndë zgjedhore të cilët i zgjedhin në bazë të afiniteteve, ndërsa në vitin e tretë zgjedhin sfera në të cilat mendojnë të vazhdojnë. Deri tani tek ne në afatin e parë të regjistrimit mbyllet regjistrimi, plotësohen të gjithë vendet. Kushti për regjistrim janë 60 pikë. Në momentin kur dorëzohet fletëparaqitje elektronike, menjëherë sillen edhe dokumentet në shkollë”, thotë drejtori Andrej Manolev.
Në vitin 2023, MASH-i vendosi aplikim elektronik. Por, dokumentet nxënësit duhet t’i dërgojnë në formë elektronike dhe në origjinal. Praktika e njëjta ishte edhe vitin e kaluar.
Nëpër shkollat ku paraqiten numër më i madh i nxënësve se sa të paraparë në këtë konkurs, ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet e parapara, organizohet testim kualifikues. Testimi u dedikohet të gjithë nxënësve të cilët kanë numër të njëjtë të pikëve dhe janë nën ose mbi numrin e fundit rendot të paraparë për pranim në pajtueshmëri të konkursit.