I ftuar në ClickPlus, Blerim Bexheti nga Fronti Europian tha se koalicioni VLEN po mundohet që ta manipuloj opinionin se gjoja kanë pasur vota vetëm nga shqiptarët pasi tha se ky koalicion ka marrë vota edhe nga komunitetet e tjera ndërkohë që numëroi vendet të cilat nuk janë të banuar me shqiptarë por që ata kishin votues, transmeton TV21.
“Ne themi shumë ballë hapur si Front Europian dhe nuk fshehemi pas dështimit që kanë pasur ata dhe tentojnë të manipulojnë opinionin se gjoja vota të pastra shqiptare por edhe vet Arben Taravari thotë se po kemi pasur votues edhe maqedon që kanë votuar oër VLEN-in”, tha Bexheti.