Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim përsëriti qëndrimin e vendosur të vendit të tij për ndalimin e persekutimit që Izraeli zbaton ndaj palestinezëve, lirimin e gjithë të burgosurve palestinezë dhe për pranimin e një plani paqeje, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga llogaria e tij në media sociale, kryeministri Ibrahim tha se u takua në kryeqytetin e Katarit, Doha, me shefin e Byrosë Politike të Lëvizjes Hamas, Ismail Haniyeh dhe përgjegjësin e jashtëm të Hamasit, Khaled Meshaal.
Duke vënë theksin se pothuajse prej 8 muajsh janë vrarë dhe plagosur mijëra palestinezë dhe gjysma e Rripit të Gazës është shkatërruar përgjithmonë për shkak të shtypjes së “regjimit sionist (izraelit)”, Ibrahim tha deklaroi se Malajzia është e kënaqur nga qëndrimi pozitiv i Hamasit për të liruar pengjet.
Pasi përsëriti qëndrimin e vendosur të vendit të tij për ndalimin e persekutimit që Izraeli zbaton ndaj palestinezëve, lirimin e gjithë të burgosurve palestinezë dhe për pranimin e një plani paqeje, Ibrahim tha se Malajzia do të vazhdojë të luajë rolin e saj në nivel ndërkombëtar për pengesën e sulmit izraelit në Rafah dhe për dërgimin e ndihmave humanitare dhe produkteve mjekësore për popullatën në Rripin e Gazës.