Osmani: Qëllimi i Serbisë ishte shfarosja

1 Min. Leximi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Korishës në Prizren, duke thënë se qëllimi serb ishte shfarosja.

Në reagimin e Presidencës u tha të hënën se barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj shqiptarëve pa dallim moshe.

- Advertisement -

“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc. Barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosje. Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Për Masakrën në Korishë ka shkruar një ditë më parë edhe kryeministri Albin Kurti, duke thën se qëllim i Serbisë ishte gjenocidi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull