Është duke dështuar tentimi i BDI-së, për të bojkotuar zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së për daljen e votuesve deri në orën 11:00, mund të shihet se dallimi mes daljes për ato parlamentare dhe presidenciale është vetëm 1%.
Për zgjedhjet parlamentare kanë votuar 12% e qytetarëve ndërsa për ato parlamentare 11%.
Ky trend i votimit tregon se censusi prej 40% për zgjedhjen e presidentit do të arrihet me sukses, dhe do të bie në ujë tentativa e BDI-së dhe Frontit Evropian për të shkaktuar krizë politike.