9 MILIONË DENARË PËR UJËSJELLËSIN DHE KANALIZIMIN E RI NË SEROVË

3 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kanë nisur zbatimin e 50 projekteve infrastrukturore në këtë komunë, me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me një vlerë totale prej 2.8 milionë euro. Projekti i parë përfshin rekonstruksionin e plotë të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në Rrugën Nexhat Agolli, me një investim prej mbi 9 milionë denarë. Ky projekt do të lidhë mbi 50 familje në rrjetin e ri të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal, dhe pritet të përfundojë brenda dy muajve, pas së cilës rruga do të asfaltohet plotësisht. Për vitin 2025, Çairi do të përfitojë mbështetje qeveritare shtesë prej 9 milionë eurosh për projekte të tjera.

- Advertisement -

Postimi i plotë:
9 MILIONË DENARË PËR UJËSJELLËSIN DHE KANALIZIMIN E RI NË SEROVË

Sot, bashkë me kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu filluam implementimin e një sërë projektesh insfrastrukturore për komunën e Çairit, konkretisht 50 projekte, që do të realizohen me mbështetje të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në vlerë të përgjithshme prej 2.8 milionë euro.

- Advertisement -

Filluam me një projekt shumë esencial për banëorët e Rrugës Nexhat Agolli, rekonstrukcionin e tërësishëm rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal, me vlerë të përgjithshme prej mbi 9 milion denarë, që ishte edhe premtim i yni para zgjedhjeve.

Ky projekt do të kyç mbi 50 amvisëri në rrjetit e ri të ujësjellësit si dhe të kanalizimit fekal, dhe pas përfundimit të tij, pas dy muajve, banorët do të kenë edhe rrugën tërësisht të asfaltuar.

Si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe si qeveri po investojmë në të gjitha komunat për një qëllim të vetëm, përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, që na dhanë votën dhe mbështetjen për të punuar për ta.

Çairit për vitin 2025 i takon mbështetje qeveritare prej 9 milionë euro tjera.

Na presin edhe shumë projekte tjera, në Çair dhe komunat tjera, ekipeve u uroj punë të suksesshme ndërsa banorëve durim deri sa të përfundon ky projekt afatgjatë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull