60 MLN euro, dritë jeshile për ndërtimin e interkonektorit! Maqedonia bashkohet me gazsjellësin në Greqi!

1 Min. Leximi

Përpjekja e dytë për të zgjedhur një kontraktor për ndërtimin e interkonektorit të gazit me Greqinë me shumë gjasa do të jetë e suksesshme. Banka Europiane për Investime i ka dhënë dritën jeshile ofertës së kompanisë nga Kumanova, Rapid Build.

Ministria e Energjetikës konfirmoi për TV21 se banka i ka njoftuar se nuk ka vërejtje për ofertën e kompanisë, e cila duhet ta realizojë ndërtimin e interkonektorit për 60 milionë euro.
Afatet për ankesa tani po mbarojnë dhe ministria pret që marrëveshja të nënshkruhet deri në fund të shkurtit. Interkonektori nga pala greke është pothuajse i përfunduar. Gjatësia e përgjithshme është 123 kilometra, ndërsa pjesa maqedonase është 67 kilometra nga Gjevgjelia deri në Negotinë.

- Advertisement -

Kjo lidhje me fqinjin jugor duhet të sigurojë gaz nga burime të shumta. Aktualisht, ne kemi vetëm një lidhje ndërkufitare të gazit përmes Bullgarisë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull