28 salla sportive do të ndërtohen nëpër shkollat fillore, gjysma në vendbanimet shqiptare

1 Min. Leximi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për ndërtimin e 28 sallave të reja sportive në shkollat ​​fillore në të gjithë vendin.

Në bazë të informacioneve tona gjysma e tyre do të ndërtohen në vendbanimet me shumicë shqiptare, gjegjësisht 5 salla do të ndërtohen në Tetovë, 3 në Bogovinë, 2 në Saraj, nga një sallë në Strugë, Studeniçan, Xhepçishtë dhe Bërvenicë.

- Advertisement -

Sipas parashikimeve, ndërtimi i këtyre sallave sportive do të kushtojë 23 milionë euro.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull