Më 25.07.2026, në orën 02:39, në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria L.F. (42) nga Rumania. Gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve kufitare u konstatua se automjeti i tij i udhëtarëve i markës „Volvo“, me targa kombëtare suedeze, me të cilin kishte udhëtuar, ishte objekt i një kërkimi ndërkombëtar të shpallur nga Interpoli i Stokholmit – Suedi. Personi iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për veprime të mëtejshme.
Më 25.07.2026, rreth orës 11:30, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rr. „Luka Gerov“ dhe rr. „Lazo Dimovski Oshenski“ në Shkup kishte ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Mercedes“, me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.T. (19) nga Shkupi dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.Gj. (29) nga fshati Vollkovë, rrethina e Shkupit. Në aksident, drejtuesi i mopedit pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 25.07.2026, në orën 17:58, në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë i privuan nga liria H.T. (24) nga Gjermania dhe A.A. (27) nga Serbia. Gjatë kontrollit të pasaportave, verifikimeve kufitare dhe kontrollit të automjetit „Hjundai“ me targa kombëtare gjermane, në të cilin ata ishin bashkudhëtarë, gjatë kontrollit të bagazhit personal të H.T. dhe kontrollit të tij kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe 34 kartëmonedha me nga 50 euro, për të cilat ekziston dyshimi se janë të falsifikuara. Ndërsa te A.A. u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe gjashtë kartëmonedha nga 50 euro, për të cilat gjithashtu ekziston dyshimi se janë të falsifikuara. Personat iu dorëzuan nëpunësve policorë të SPB Kumanovë dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 25.07.2026, në orën 11:20, në SPB Shkup u njoftus se në kryqëzimin e rrugës rajonale Shkup–Tetovë dhe rrugës shërbyese që lidh rrugën rajonale me fsh. Gllumovë kishte ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Reno“, me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.P. (59) nga fsh. Shishevë, rrethina e Shkupit dhe një motoçiklete „Honda“, me targa të Shkupit, e drejtuar nga K.H. (46) nga Shkupi. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 25.07.2026, në orën 20:30, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria M.B. (39) nga Kosova. Gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve kufitare u konstatua se ai ishte shërbyer me letërnjoftim të një personi tjetër, të cilin e kishte paraqitur për identifikim. Ai iu dorëzua inspektorëve të Departamentit për Kriminalitet Ndërkufitar dhe Migrim në Shkup dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar parashtroi kallëzim penal ndaj R.S. (33) mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „Lëndim trupor“. Më 05.07.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.
Më 25.07.2026, në SPB Veles u njoftua se rreth orës 18:00, në vendin e quajtur „Sërbinovë“, në zonën e fshatit Ullancë, Komuna e Gradskos, S.L. (81) nga Gradsko, duke drejtuar një traktor me rimorkio, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e lëndimeve të marra, S.L. ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e konstatoi mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Këqyrjen e vendit e kreu ekipi i SPB Veles, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion.
Më 25.07.2026, në orën 22:30, në vendin e quajtur „Emo“ në Makedonski Brod, nëpunës policorë të NJPB Makedonski Brod e privuan nga liria V.S. (37) nga Makedonski Brod. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan automjetin „Opel“ me targa të Demir Kapisë, të cilin e drejtonte V.S., por ai ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi të shtuar. Pas masave të ndërmarra, ai u kap në qendër të Makedonski Brodit, me ç’rast u konstatua se po drejtonte automjetin gjatë kohës që kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjeteve të kategorisë B. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 25.07.2026, rreth orës 20:15, në SPB Kumanovë u njoftua se në kryqëzimin e rr. „Kozjaçka“ dhe rr. „Velko Stamenkovski“ në fsh. Dobroshan, rajoni i Kumanovës, 30 – vjeçarja S.P. nga fsh. Dobroshan, duke drejtuar një katërçikël me targa të Kumanovës, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari i saj pesëvjeçar, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja dhe bashkudhëtari tjetër tetëvjeçar, të gjithë nga fsh. Dobroshan, të cilat u konstatuan në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Një ekip i SPB Kumanovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 25.07.2026, në orën 14:25, në SPB Shkup u njoftua se në nënstacionin elektrik Draçevë, në pronësi të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë gjashtë muajve të fundit ishte kryer një vjedhje e rëndë, me ç’rast ishte shkatërruar pajisja elektroenergjetike dhe ishte vjedhur bakër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 25.07.2026, në orën 14:50, në Qendrën Klinike të Tetovës, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria E.R. (26) nga Tetova mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „Lëndim trupor“. Më parë, në orën 12:45, babai i tij 47-vjeçar kishte raportuar se, pas një grindjeje ndërmjet E.R. dhe bashkëshortes së tij, ai ishte përpjekur t’i qetësonte, por ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dibër ngriti kallëzim penal ndaj F.A. (32) nga Dibra mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Rrezikim i sigurisë“. Më 11.07.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kërcënuar nënën e tij.
Më 26.07.2026, në orën 01:28, në rrugën „Slavka Dinkova“ në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria G.A. (54) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh „Audi“ me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas kontrolleve u konstatua se automjetin e drejtonte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht kishte 2,08 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 25.07.2026, në orën 20:40, në SPB Shkup, M.I. denoncoi se gjatë gërmimeve në oborrin e tij në fsh. Deljadrovcë, Komuna e Ilindenit, kishte gjetur tri granata. Nëpunës policorë nga Stacioni Policor Gazi Babë konstatuan se granatat ishin shumë të vjetra dhe të korroduara, me gjatësi rreth 25 cm dhe diametër 7 cm. Për procedurë të mëtejshme është njoftuar Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Më 25.07.2026, në orën 12:20, në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në fsh. Neproshten, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor Tetovë e privuan nga liria Xh.S. (40) nga fsh. Xhepçishtë, rrethina e Tetovës. Ai u kap duke drejtuar një automjet transportues „Ford“ me targa të Tetovës pa patentë shoferi. Automjeti u sekuestrua dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 25.07.2026, në orën 20:30, në një fshat të Komunës së Petrovecit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria R.D. (24) nga një fshat i rajonit të Shkupit. Ai dyshohet se rreth orës 18:50, në fshat, përmes dritares së hapur të automjetit të udhëtarëve „Fiat“ me targa të Shkupit, e kishte kapur nënën e tij 42-vjeçare dhe e kishte tërhequr me automjet rreth 20 metra, pas çka ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe u dërgua në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum Ohridski“ për t’iu ofruar ndihmë mjekësore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 25.07.2026, në orën 10:30, në SPB Shkup, një 42-vjeçar nga Shkupi denoncoi se në shtëpinë familjare, pas një grindjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 44-vjeçare. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 26.07.2026, në orën 03:30, në rrugën magjistrale Gostivar–Kërçovë, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh „Mercedes“ me targa të Shkupit, të drejtuar nga B.K. (23) nga fsh. Çuçer Sandevë, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit u konstatua se ai e drejtonte automjetin pa patentë shoferi, pas çka u privua nga liria. Automjeti u sekuestrua dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal ndaj J.M. (30) nga Kriva Pallanka mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Rrezikim i sigurisë“. Më 14.07.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari kishte kërcënuar bashkëshorten e tij jashtëmartesore 31-vjeçare.
Më 25.07.2026, në orën 14:17, në SPB Shkup u njoftua se në bulevardin „Sllovenia“ kishte rënë zjarr në një shtëpi në pronësi të B.M. (84) nga Shkupi, me ç’rast ishte përfshirë konstruksioni i çatisë. Zjarri u shua nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse në Shkup, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është bërë inspektim.
Më 25.07.2026, në orën 16:30, në SPB Shkup, O.A. (30) nga fshati Batincë, Komuna e Studeniçanit, denoncoi se rreth orës 12:30, në zonën e Bit Pazarit, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 25.07.2026, në orën 21:40, në NJPB Gostivar u njoftua se në Qendrën e Urgjencës të Gostivarit ishte sjellë me lëndime të rënda trupore A.A. (38) nga fsh. Gallatë. Sipas njoftimit, ajo i kishte pësuar lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një market në fsh. Vrapçisht, rrethina e Gostivarit. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e kreu ekipi i NJPB Gostivar.
Më 25.07.2026, në orën 16:22, në SPB Shkup, nga kompleksi i klinikave „Nënë Tereza“ u njoftua se tek ata ishte sjellë pa ndjenja një 16-vjeçar nga fsh. Kondovë, i cili pas një kohe të shkurtër kishte ndërruar jetë. Sipas njoftimit, ai kishte qenë së bashku me nënën e tij për vizitë te të afërmit në fsh. Hasan Beg, kur në një moment i ishte përkeqësuar gjendja dhe kishte rënë pa ndjenja. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion.
Më 25.07.2026, rreth orës 19:00, në SPB Shkup, një vajzë 23-vjeçare denoncoi se, pas një grindjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga njerku i saj 40-vjeçar, i cili kishte përdorur edhe një send plastik. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
SPB Strumicë, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ngriti kallëzim penal ndaj B.D. (22), T.J. (49), S.D. (47), V.M. (36), G.T. (42) dhe M.T. (21), të gjithë nga fsh. Prosenikovë, rrethina e Strumicës, mbi dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale „Dhunë“, ndërsa ndaj T.J. dhe G.T. edhe për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „Privim i kundërligjshëm nga liria“, si dhe ndaj B.D. për shkak të dyshimit se ka kryer edhe veprën penale „Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë“. Të kallëzuarit, me datë 24.07.2026, rreth orës 21:20, kishin hyrë me forcë në shtëpinë e K.Gj. në fsh. Saraj, rrethina e Strumicës, dhe i kishin sulmuar fizikisht K.Gj., Z.Gj., R.Gj., V.Gj., B.M., B.Gj. dhe dy të mitur, me ç’rast u kanë shkaktuar lëndime trupore, ndërsa në një moment T.J. dhe G.T. kanë tentuar që kundër vullnetit të saj ta merrnin me R.Gj. me vete. B.D., po ashtu, ishte sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj nëpunësve policorë që kishin ndërmarrë veprime zyrtare për zbardhjen e rastit, me ç’rast kishte sulmuar fizikisht edhe dy prej tyre. Personat u privuan nga liria dhe u ndaluan në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për rastin u njoftua prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë. Gjatë ngjarjes, K.Gj. kishte dalë në tarracën e shtëpisë dhe me një pushkë gjuetie kishte shtënë dy fishekë në ajër, kështu pas dokumentimit edhe të këtij rasti, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 25.07.2026, në orën 21:13, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish e privuan nga liria D.P. (67) nga Radovishi. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh „Fiat“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte D.P., ndërsa nga matja me alkootest u konstatua se ai e drejtonte automjetin me 0,54 promilë alkool në gjak. Nga masat e tjera të ndërmarra u konstatua se ai e drejtonte automjetin gjatë kohës së ndalimit të shqiptuar për drejtimin e automjetit motorik. Për rastin u njoftua prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, me udhëzimin e të cilit automjeti u sekuestrua. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“.
Më 25.07.2026, në SPB Strumicë u njoftua se në orën 17:30, në fsh. Smollar, rrethina e Strumicës, S.Gj. (19) nga fsh. Drazhevë, rrethina ie Strumicës, duke drejtuar biçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore të Strumicës, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i Stacionit Policor Strumicë.
Më 26.07.2026, në orën 01:25, në bul. „Revolucioni i Tetorit“ në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria A.A.K. (26) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh „Mercedes“ me targa të Kumanovës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas kontrolleve të kryera u konstatua se ai e drejtonte automjetin edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtim.
NJPB Kratovë parashtroi kallëzim penal ndaj E.M.B. (41) nga Kratova nën dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Pengim i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar“. Më 16.07.2026, në fsh. Kuklicë, rrethina e Kratovës, i kallëzuari, duke përdorur forcë fizike dhe sende të forta, i kishte penguar inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare.
Më 25.07.2026, në orën 20:25, në rr. „Metodija Xhunov Xhikoti“ në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria K.A. (59) nga Kavadari. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një moped me targa të Kavadarit, të drejtuar nga K.A., dhe pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera u konstatua se ai e drejtonte mopedin pa e fituar të drejtën e drejtimit dhe me policë sigurimi të pa vazhduar. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik, ndërsa mopedi u sekuestrua. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

