Zv/ministrja Zekolli Shaqiri inspekton investimet në Dibër: VLEN sjell zhvillim konkret në terren

1 Min. Leximi

Dibra po përfiton nga investimet konkrete në infrastrukturë, si dëshmi e përkushtimit të koalicionit VLEN për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me aktivistë të VLEN-it dhe banorë të zonës, inspektoi sot punimet në dy projekte madhore në këtë komunë, rikonstruimin e rrugëve “Petrit Bomova” dhe “Sabri Karameti”. Të dy rrugët po pajisen me kanalizim atmosferik dhe infrastrukturë moderne, duke i dhënë fund shumë problemeve të trashëguara ndër vite.

- Advertisement -

Vlera totale e këtyre investimeve kap shumën prej mbi 28 milionë denarësh dhe synon përmirësimin e qarkullimit dhe cilësisë së jetës për banorët e Dibrës. “Nuk ka zhvillim pa përkushtim dhe përkushtimi ynë matet me punë konkrete në terren”, theksoi Zekolli Shaqiri, duke shtuar se VLEN është sinonim i punës që shihet, ndjehet dhe ndryshon përditshmërinë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull