Zv ministri Hoxha: 17 punësime të reja në Ministrinë e Bujqësisë, 9 të tjera në proces

1 Min. Leximi

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, ka mirëpritur sot një grup të ri të punësuarish shqiptarë në këtë institucion. Në një njoftim publik, Hoxha tha se 17 prej tyre do të nisin menjëherë punën në sektorë të ndryshëm brenda ministrisë, ndërsa për 9 të tjerë, procedurat e punësimit janë ende në proces.

Sipas tij, bëhet fjalë për kuadro të kualifikuar në fusha të ndryshme – agronomi, inxhinieri, teknologji ushqimore, drejtësi dhe profile të tjera të rëndësishme për zhvillimin e sektorit.

- Advertisement -

“Janë profesionistë të rinj, të përgatitur dhe të motivuar për të kontribuar. Njerëz të zotë që i japin vlerë institucionit tonë”, ka deklaruar Hoxha.

Përfshirja e kuadrove të rinj pritet të përforcojë kapacitetet teknike dhe profesionale të ministrisë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë dhe menaxhimit të burimeve natyrore në vend.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull