Zv/kryeministri Sali ndjek “Rinoqerontët” në Shkup: Guximi më i madh është të mbetesh vetvetja

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka ndjekur mbrëmë në Shkup shfaqjen teatrale “Rinoqerontët” të dramaturgut të njohur Eugène Ionesco, e cila u interpretua në Teatrin Shqiptar. Ai e vlerësoi veprën si një reflektim të fuqishëm mbi sfidat e ruajtjes së identitetit dhe humanizmit në shoqërinë moderne.

Përmes një statusi publik, Sali theksoi ndikimin që pati shfaqja tek ai dhe mesazhin që ajo përcjell për shoqërinë.

“Sonte, në Shkup, në Teatrin Shqiptar, e kisha kënaqësinë të ndjek dramën ‘Rinoqerontët’ të dramaturgut Eugène Ionesco,” u shpreh Sali.

Ai shtoi se vepra i rikujtoi rëndësinë e ruajtjes së individualitetit në një shoqëri ku shpesh ekziston presion për konformizëm.

“Një vepër që më rikujtoi sa e lehtë është të humbasësh veten mes turmës dhe sa e vështirë është të mbetesh njeri,” theksoi ai.

Sipas tij, mesazhi i dramës është veçanërisht aktual në kohët moderne.

“Në një kohë kur shpesh përballemi me presionin për t’u bërë si të gjithë, mesazhi ishte i qartë: guximi më i madh është të ruash mendimin tënd, ndjeshmërinë dhe humanizmin,” deklaroi Sali.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull