Zv/kryeministri i parë Sali: Partneriteti me UNDP-në, kyç për zhvillimin lokal dhe luftën kundër korrupsionit

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se ka zhvilluar takim me përfaqësuesin e UNDP-së, Armen Grigoryan, ku është biseduar për prioritetet e përbashkëta në mbështetjen e reformave dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
“Bisedë me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigoryan, për prioritetet e përbashkëta në mbështetjen e reformave dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
UNDP luan rol të rëndësishëm në zbatimin e projekteve për zhvillim lokal, përfshirje sociale, luftë kundër korrupsionit dhe mbrojtje të mjedisit. Shkëmbyem mendime për mënyrat se si kjo mbështetje mund të harmonizohet edhe më mirë me objektivat kombëtare të reformave dhe agjendën evropiane.
Partneriteti me UNDP-në mbetet pjesë e rëndësishme e përpjekjeve tona për institucione më të forta dhe shërbime më cilësore për qytetarët”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Sali.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull