Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, kanë vizituar familjen e të ndjerit Nexhat Daci, për t’ju shprehur ngushëllime.
“Së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, ishim në ngushëllime pranë familjes së nderuar Daci, ku me dhimbje dhe respekt të thellë përkujtuam figurën e tashmë të ndjerit Nexhat Daci. Ai ishte një intelektual i rrallë, një burrë shteti dhe një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në jetën akademike, institucionale dhe politike shqiptare. Me urtësi, vizion dhe përkushtim, Nexhat Daci i shërbeu vendit me dinjitet, duke qenë gjithmonë zë i arsyes, dijes dhe përgjegjësisë publike.
Shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta për zonjën Zineta Daci dhe gjithë familjen e tij, duke ndarë dhimbjen me ta në këto çaste të rënda. Kujtimi dhe vepra e Nexhat Dacit do të mbeten të gjalla në memorien tonë kolektive.
Zoti e pastë mëshiruar!”, ka shkruar zv/kryeministri Sali.



