Zv/kryeministri i parë Bekim Sali viziton Xhaminë Ar-Rahma në Ukrainë

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se vizitën e tij në Ukrainë e ka përmbyllur me vizitën në Xhaminë Ar-Rahma.
“Qëndrimin tim në Kiev e përmbylla me një vizitë në Xhaminë Ar-Rahma, një vend i rëndësishëm për besimtarët myslimanë në Ukrainë. Aty pata nderin të takohem me Kryetarin e Administratës Fetare të Myslimanëve të Ukrainës, Myftiun e Lartë, Ahmed Tamim.
Në këto ditë të bekuara të Ramazanit, mes lutjeve, reflektimit dhe atmosferës së paqes që e fal ky muaj i shenjtë, ndjeva fuqinë e besimit që bashkon zemrat edhe në kohë sprovash. Të dëgjosh nga afër historinë dhe sfidat e myslimanëve në Ukrainë, në një vend adhurimi, e bën edhe më të thellë ndjenjën e mirënjohjes, solidaritetit dhe shpresës”, ka shkruar zv/kryeministri Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull