Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e komunës së Bogovinës, Feti Abazi, në të cilën është diskutuar për realizimin e projekteve që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së banorëve.
“Takimi me kryetarin e komunës së Bogovinës, Feti Abazi, ishte një koordinim i vazhdueshëm që kemi me pushtetin lokal për nevojat reale të komunës, investimet dhe projektet që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së banorëve. Gjatë takimit u diskutuan prioritetet zhvillimore, infrastruktura, shërbimet publike dhe bashkëpunimi institucional për realizimin sa më efikas të projekteve në interes të banorëve të komunës”, ka shkruar Sali.
Zv/kryeministri i parë Bekim Sali takon kryetarin e Bogovinës: Bashkëpunim i ngushtë me pushtetin lokal për projekte konkrete

Ndani këtë artikull
