Zv/kryeministri i parë Bekim Sali është takuar me një delegacion të Shoqatës “Mehmet Akif Ersoj”, në krye me kryetarin Muhamed Ali.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres një delegacion të Shoqatës “Mehmet Akif Ersoj”, në krye me kryetarin Muhamed Ali.
Kjo shoqatë e ka përqendruar veprimtarinë e saj në arsim, kulturë dhe veprimtari humanitare, duke dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e vlerave shoqërore.
I falënderova për vizitën dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të dijes dhe humanizmit”, ka shkruar zv/kryeministri Bekim Sali.
Zv/kryeministri i parë Bekim Sali takohet me përfaqësues të Shoqatës “Mehmet Akif Ersoj”

Ndani këtë artikull
