Zv/kryeministri i parë Bekim Sali takohet me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos: Integrimi në BE, prioritet i kësaj Qeverie

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se në Bruksel ka zhvilluar takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Në takim, është biseduar për të ardhmen evropiane të vendit, prioritetet reformuese dhe sfidat aktuale në agjendën evropiane.
“Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, sot e takova në Bruksel për të diskutuar mbi integrimin evropian të vendit tonë, prioritetet reformuese dhe sfidat aktuale në agjendën evropiane.
Riafirmova se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik për qeverinë tonë, si një investim afatgjatë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës. Momentumi pozitiv duhet të shfrytëzohet përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucionet evropiane, për të avancuar konkretisht procesin integrues.
Si Ministër për Çështje Evropiane dhe Kryenegociator, theksova përkushtimin për vazhdimin e reformave, zbatimin e Planit të Rritjes dhe Agjendës Reformuese, dhe dialogun e vazhdueshëm me Bashkimin Evropian”, ka shkruar zv/kryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull