Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në iftar me pensionistët në Shtëpinë e Pensionistëve në Çair

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se ka marrë pjesë në iftarin me pensionistët në Shtëpinë e Pensionistëve në Komunën e Çairit.
“Sonte pata nderin dhe kënaqësinë ta ndaj sofrën e iftarit me pensionistët në Shtëpinë e Pensionistëve në Komunën e Çairit.
Pensionistët janë amaneti ynë më i çmuar. Ata janë brezi që me mund, sakrificë dhe përkushtim ndërtuan rrugën mbi të cilën sot ecim të gjithë ne. Çdo rrëfim i tyre është histori, çdo buzëqeshje e tyre është bekim për ne.
Është detyrë dhe përgjegjësi e jona që të kujdesemi për ta, me respekt, dinjitet dhe përkushtim. Prandaj, si qeveri, jemi angazhuar që pensionet të rriten dhe që pensionistët tanë të ndihen të vlerësuar dhe të mbështetur.
Sepse një shoqëri që nderon të moshuarit e saj, nderon edhe të ardhmen e vet”, ka shkraur zv/kryeministri Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull