Zv/kryeministri i parë Bekim Sali merr pjesë në themelimin e Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve në Tiranë

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në Tiranë në ceremoninë e themelimit të Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve, një iniciativë që synon forcimin e bashkëpunimit profesional dhe ngritjen e standardeve në fushën e kirurgjisë në hapësirën shqiptare.

Në njoftimin e tij, Sali u shpreh i nderuar për pjesëmarrjen në këtë ngjarje, duke theksuar rëndësinë e saj profesionale dhe kombëtare.

“I nderuar që sot, në Tiranë, pata mundësinë të marr pjesë në themelimin e Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve, një nismë me rëndësi të veçantë profesionale dhe kombëtare. Ishte kënaqësi t’u drejtohem të pranishmëve dhe të përshëndes këtë forum”, deklaroi ai.

Sipas tij, krijimi i këtij kolegji reflekton një vizion të përbashkët për avancimin e profesionit dhe bashkëpunimin ndërmjet ekspertëve.

“Themelimi i këtij kolegji dëshmon vizionin për bashkëpunim, ndarjen e dijes dhe ngritjen e standardeve profesionale në kirurgji në mbarë hapësirën shqiptare”, theksoi Sali.

Ai gjithashtu përcolli urimet në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë iniciativë.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju përgëzoj për këtë nismë dhe ju uroj punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme”, u shpreh ai.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull