Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se së bashku me kryetarit e Kuvendit, Afrim Gashi kanë takuar ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, pata kënaqësinë të takoj, në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore, ish-Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufcën.
E urova për rezultatin e jashtëzakonshëm që kanë arritur si Lëvizje Vetëvendosje, së bashku me koalicionin, në zgjedhjet e fundit.
Bashkëpunimi me Republikën e Kosovës, gjatë qeverisjes sonë, ka qenë në nivelin më të lartë dhe do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë pas konstituimit të institucioneve të Kosovës”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.


