Kandidati i pavarur për kryetar i komunës së Vrapçishtit Zulhairat Demiri, aktivetitin e tij parazgjedhor e ka vazhduar me banorët e komunës, para të cilëve, përmes një konference për shtyp, ka denoncuar keqpërdorimet që ka bërë ish kreu i kësaj komune, me projektin e kanalizimit.

Sipas Demirit, qytetarët që të gjithë kanë paguar kyçjen në kanalizimin fekal, por asnjëherë nuk është dhënë sqarim banorëve se ku kanë përfunduar këto para.
“Unë jam këtu që të shpalosi edhe një lloj keqpërdorimi që është bërë përmes një kontratë në vlerë prej 6 milion denarë për të njëjtën rrugë. Ftoj organet komunale që t’u tregojnë banorëve të Vrapçishtit se ku kanë përfunduar këto para dhe përse operatorit i është bë marrëveshja për një punë që tash më ka mbaruar dhe qytetarët kanë bërë pagesën e taksavae. Unë i ftoj organet kompetente që të merren dhe hetojnë rastin për ta ditur të vërtetën”, tha Zulhairat Demiri, Kandidat për komunën e Vrapçishtit./ Alsat.mk


