Përmes një reagimi publik, Zuhejr Rexhepi ka ngritur shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm në vendbanimin Sfillare e Epërme, ku banorët po përballen me mungesë totale të ujit për më shumë se dhjetë ditë.
“A është koha që institucionet përgjegjëse të aktivizojnë mekanizmat e mbrojtjes civile?” – pyet Rexhepi, duke vënë në dukje neglizhencën e autoriteteve përballë një situate alarmante.
Ai kërkon nga Komuna e Sarajit që të bëjë publike nëse ka kërkuar ndonjë raport me shkrim nga Qyteti i Shkupit për arsyet e mungesës së ujit, duke theksuar se një veprim i tillë është i detyrueshëm ligjërisht. “Nëse nuk e ka bërë, atëherë duhet t’ju tregoj banorëve pse ky mosinteresim”, shton ai.
Në fund, Rexhepi paralajmëron se, nëse institucionet lokale vazhdojnë të heshtin, ai vetë do të ndërmarrë hapa konkretë për të kërkuar përgjegjësi: “Nëse nuk i çelë syt Komuna, do ja çeli unë në ditët në vijim!”