Kandidati demokrat për kryetar bashkie në New York City, Zohran Mamdani, ka përparuar në mbledhjen e fondeve për garën, duke mbledhur më shumë se 1 milion dollarë në javët e fundit, transmeton Anadolu.
Sipas dosjeve në Bordin e Financimit të Fushatës në New York City, Mamdani shpejt është bërë një yll në ngritje midis demokratëve progresiv pasi në qershor fitoi zgjedhjet paraprake demokrate për kryetar bashkie në New York City, duke e vendosur atë në rrugën për t’u bërë muslimani i parë dhe i pari nga Azia Jugore që drejton qytetin më të madh në SHBA.
1.051.200 dollarët e tij të mbledhur nga mesi i korrikut deri në mesin e gushtit të këtij viti tejkalojnë shumë 420.886 dollarët e mbledhur nga kryetari aktual i bashkisë, Eric Adams, i cili po synon një mandat të dytë si i pavarur, si dhe 507.660 dollarët e raportuar nga ish-guvernatori Andrew Cuomo që nga rifillimi i fushatës së tij në korrik pasi humbi ndaj Mamdani-t në zgjedhjet paraprake.
Sipas raporteve të medias, Cuomo gjithashtu ka transferuar më shumë se 68 mijë dollarë nga një llogari fushate në nivel shtetëror për të forcuar fondet e fushatës së tij në qytet.