Znam e jep Drejtësinë e merr Mbrojtjen, VMRO e kërkon Kumanovën kurse Znam komunën Qendër!?

1 Min. Leximi

Në prag të zgjedhjeve lokale janë duke u zhvilluar negociata intensive mes partnerëve të koalicionit në qeveri, këtu nuk përjashtohet as VMRO-DPMNE-ja dhe Lëvizja ZNAM, mëson TV21 nga burime të mirëinformuara.

Burimet informojnë se është duke u shqyrtuar mundësia e bashkëpunimit në zgjedhjet lokale mes këtyre dy subjekteve, por në të njëjtën kohë po hapen edhe temat që kanë të bëjnë me një rikonstruim të mundshëm të Qeverisë.

- Advertisement -

Sipas informacioneve tona, VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar Ministrinë e Drejtësisë, duke pasur parasysh se ky resor aktualisht është në duart e ZNAM-it. Në këmbim, VMRO-ja do ta japë Ministrinë e Mbrojtjes, e cila tani menaxhohet nga VMRO-DPMNE, por me kusht që ministër i ri të jetë Maksim Dimitrievski, kryetari aktual i Komunës së Kumanovës dhe kryetari i ZNAM.

Në të njëjtën paketë negociatash, VMRO-DPMNE kërkon mbështetje nga ZNAM për kandidatin e tyre për kryetar të Kumanovës, ndërsa në këmbim do ta përkrahin kandidatin e ZNAM-it për Komunën e Qendër.

Sipas informacioneve tona negociatat ende vijojnë, ndërsa nëse një marrëveshje e e këtillë do të realizohej, do të varet nga kalkulimet e të dyja palëve për përfitime politike.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull