Zjarr në rafinerinë Bapco në Bahrein pas një sulmi me raketë nga Irani

1 Min. Leximi

Qendra Kombëtare e Komunikimit e Bahreinit ka njoftuar se një zjarr ka shpërthyer në një njësi të rafinerisë Bapco Energies pas një sulmi me raketë nga Irani, transmeton Anadolu.

Qendra tha se zjarri u shua me sukses dhe deri më tani nuk raportoi për të lënduar.

Qendra bëri të ditur se rafineria vazhdon të operojë normalisht, ndërsa aktualisht po zhvillohet një vlerësim i plotë i dëmeve.

Më herët, Televizioni i Bahreinit raportoi se një objekt në zonën Maameer, në jug të kryeqytetit Manama, ishte në shënjestër, pasi në vend u dëgjuan sirenat e alarmit ajror.

Irani ka lëshuar raketa dhe dronë drejt Izraelit dhe vendeve të Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane që nga 28 shkurti. Disa nga sulmet kanë shkaktuar viktima dhe dëme në objekte civile, përfshirë porte dhe ndërtesa banimi.

Teherani thotë se sulmet erdhën si përgjigje ndaj një fushate ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit që ka vrarë qindra njerëz, përfshirë liderin suprem Ali Khamenei dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull