Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën e mesme Zef Lush Marku në Shkup, duke detyruar nxënësit të braktisin menjëherë objektin, raporton Alsat.
Siç transmeton Zyrtare.net, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet përkatëse të emergjencës, të cilat po intervenojnë për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e hapësirës.
Për momentin nuk ka më shumë detaje lidhur me shkaqet e zjarrit apo nëse ka persona të lënduar. Autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë në vijim./Zyrtare.net/

