Sot, në komunën e Zhelinës, u prezantuan masat ekonomike dhe plani operativ për zhvillim të qëndrueshëm dhe nxitje të punësimit, në një takim të përbashkët të ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, dhe deputetit të zonës, Adnan Azizi.
Në këtë prezantim u theksuan tre shtylla kryesore të planit ekonomik: Mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme. Nxitje për punësimin e të rinjve dhe grave. Investime në zhvillim rural dhe ekonomi lokale
Përfaqësuesit e VLEN theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me komunat dhe qytetarët në zbatimin e këtyre politikave ekonomike. “Zhvillimi nuk ndodh nga lart, ai ndërtohet nga poshtë, me bashkëpunim, besim dhe veprim konkret”, theksoi ministri Durmishi.
VLEN mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive reale për zhvillim ekonomik, punësim dinjitoz dhe forcim të ekonomisë lokale, duke e bërë shtetin funksional dhe të dobishëm për çdo qytetar.
Zhelina mirpret vizionin ekonomik të VLEN-it për punësim dhe qëndrueshmëri

Ndani këtë artikull