Zhegrova shkëlqen, Juventusi fiton një pikë në Romë

1 Min. Leximi

Edon Zhegrova pati tjetër paraqitje shumë të mirë me fanellën e Juventusit.

Zhegrova në ndeshjen ndaj Roës u inkuadrua në minutën e 72-të, ndërsa u përfshi në dy golat e realizuar nga Juventusi.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj
Golin për 3:2 e shënoi Jeremie Boga në minutën e 78-të. Zhegrova harkoi nga krahu i djathtë, ndërsa topin e dëbuar me kokë nga mbrojtësi i Romës në gol e shndërroi Boga.

Edhe për golin e barazimit, Zhegrova ishte protagonist. Ai sërish harkoi në zonë dhe më së miri u gjend Federico Gatti që realizoi një topi të kthyer nga një mbrojtës i Romës.

Ndeshja e xhiros së 27-të e luajtur në Romë përfundoi baras 3:3.

Zhegrova në fushë u inkuadrua në vend të Francisco Conceicao, i cili shënoi golin e parë në minutën e 47-të.

Për Romën shënuan Wesley França, Evan Ndicka dhe Doneyell Malen.

Juventusi është në vendin e gjashtë me 47 pikë.

Roma e katërta me 51 pikë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull