Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të vëzhgohen nga 274 përfaqësues të OSBE-së

2 Min. Leximi

Misioni Vëzhgues i OSBE-së do të ndjek zgjedhjet lokale të 19 tetorit me 274 vëzhgues, ashtu që 250 vëzhgues janë afatshkurtër.

“Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve do të ndjekë zbatimin e zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të caktuara për datën 19 tetor 2025, me angazhimin e 24 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 vëzhguesve afatshkurtër”, njoftoi Enti Shtetëror për Revizion.
Kryetari i Entit, Maksim Acevski, sot zhvilloi takim me shefin e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Matteo Mekaçi. Aty u diskutua edhe për financimin e partive politike gjatë fushatave zgjedhore.
Ndryshe, përderisa korniza ligjore ofron bazën për zgjedhje demokratike, asaj i mungon rregullimi i mjaftueshëm për një garë presidenciale, vlerëson raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR i publikuar më 23 shtator për zgjedhjet presidenciale dhe të parakohshme parlamentare të Maqedonisë së Veriut të vitit 2024. Raporti i ofron 25 rekomandime Maqedonisë së Veriut për të përmirësuar procesin zgjedhor dhe për të mbështetur përpjekjet për ta sjellë atë më tej në përputhje me angazhimet e marra nga të gjitha shtetet e OSBE-së, si dhe me detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

- Advertisement -

Fushata zgjedhore fillon më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 17 tetor. Më 19 tetor, votimi do të zhvillohet në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit në 3,480 vendvotime. Rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 nëntor.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull