Zëvendësministri Iseni përgënjeshtron lajmet për mospërfaqësim të shqiptarëve në polici në komunën e Butelit

1 Min. Leximi

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka përgënjeshtruar lajmet dhe pretendimet se shqiptarët nuk kanë përfaqësim në polici në komunën e Butelit.

Në një reagim publik, Iseni bëri të ditur se për pozitën e kryeshefit të Stacionit Policor në Butel është paraparë emërimi i Gazmend Ibrahimit, dhe aktualisht po pritet formalizimi i këtij vendimi.

- Advertisement -

Sa i përket pozitës së zëvendëskomandantit, Iseni sqaroi se Boban Dodevski nuk është i emëruar në këtë pozitë dhe se pritet të emërohet një kuadër shqiptar. Ai theksoi se si nominim për këtë funksion është propozuar Enes Luci.

- Advertisement -

“Shqiptarët edhe në Butel do të kenë përfaqësim dinjitoz në strukturat e policisë,” deklaroi Iseni, duke nënvizuar angazhimin për një përfaqësim të drejtë dhe të barabartë në të gjitha nivelet institucionale.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull