Zëvendësministri i MPB-së, Astrit Iseni: Hapëm zyrën për dokumente personale në Zherovjan, shërbime më të shpejta për qytetarët dhe mërgatën!

2 Min. Leximi

Qytetarët e rajonit të Zherovjanit dhe mërgata shqiptare tashmë do të mund të pajisen me dokumente personale në mënyrë më të shpejtë dhe më të lehtë. Në Stacionin Policor në Zherovjan është hapur zyrtarisht zyra për lëshimin e pasaportave, letërnjoftimeve dhe lejeve të vozitjes.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, i cili e cilësoi këtë hap si një fitore për të gjithë qytetarët, e në veçanti për bashkëatdhetarët tanë.

- Advertisement -

“Më në fund, njëherë e përgjithmonë: s’ka më pritje të gjata, s’ka më kolona pafund! Shërbime të shpejta, afër qytetarit!”, deklaroi Iseni.

Ai theksoi se hapja e kësaj zyre do t’u kursejë kohë dhe stres qytetarëve dhe mërgimtarëve që deri më tani detyroheshin të udhëtonin dhe të prisnin me orë të tëra për të përfunduar procedurat për dokumente personale.

“Kjo është fitore për të gjithë veçanërisht për mërgatën tonë që nuk do ta harxhojë më pushimin rrugëve, për një pasaport apo dokument tjetër personal! Kujdesemi!”, shtoi ai.

Ky hap është pjesë e angazhimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të përmirësuar qasjen e qytetarëve ndaj shërbimeve dhe për të qenë më afër nevojave të tyre, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull