Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali bëri të ditur se Shkupi sot ishte nikoqir i një tubimi ku u prit nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Glauk Konjufca, në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Kosovë më 28 dhjetor.
Ai theksoi se në frymën e motos së këtyre zgjedhjeve për siguri dhe begati, Kosova duhet të vazhdojë rrugën e stabilitetit politik, forcimit të sovranitetit dhe rritjes ekonomike, si bazë për zhvillim afatgjatë.
Me këtë rast, Bekim Sali u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë të drejtë vote ta shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike dhe të mbështesin ndryshimin duke votuar numrin 116.

