Zëri i Çegranit dëgjohet-një tjetër sukses i drejtorit Faton Fazliu

1 Min. Leximi

Pas kërkesave të vazhdueshme të banorëve dhe mërgatës së Çegranit, është bërë funksionale zyra e Librave Amë në këtë fshat. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu, i cili thekson se kjo arritje është rezultat i një koordinimi institucional dhe përgjigje ndaj kërkesave të drejta të qytetarëve.

“Zëri i çegranasve nuk mbetet kurrë pa përgjigje,” ka deklaruar Fazliu, duke shtuar se përveç Çegranit, janë zgjidhur edhe raste të ngjashme në Radush, Dobërdoll, Jabollçisht dhe Kamjan, vendbanime që tani kanë një prani të qëndrueshme institucionale pas viteve të pritjes.

- Advertisement -

Drejtori Fazliu thekson se nuk kërkon promovim për punën që e konsideron obligim, por ndan këtë informacion për të treguar se kërkesat e qytetarëve po dëgjohen dhe po kthehen në veprim konkret.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull