Zeqirja Tairi, deputet i ri në Kuvend, në vend të Bekim Salit

1 Min. Leximi

Kuvendi, në seancën e 80-të të sotme, e verifikoi mandatin e deputetit të ri Zeqirja Tairi nga VLEN, i cili zëvendëson Bekim Salin, pasi i njëjti u amërua për zëvendëskryeministër të parë dhe ministër për Çështje Evropiane, përcjell TV21.

Në fillim të seancës, sipas propozimit të një grupi deputetësh, u tërhoqën projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Policinë dhe Ligjit për Punët e Brendshme, të dyja sipas procedurës së shkurtuar.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull