Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi, pas kthimit nga Uashingtoni në një deklaratë për Lajm Tv ka komentuar edhe reagimet rreth ftesave zyrtare në lidhje me pjesëmarrjen në inagurimin e presidentit Trump.
Ibrahimi ka theksuar se është mirë që Zijadin Sela ta pyese Ali Ahmetin a ka vizë amerikane dhe pse ata dy nuk ishin të ftuar në inaugurimin e presidentit Trump.
“Ajo që duhet të thuhet nëse vec duhet që ti përgjigjemi reagimeve është se ata që bëjnë reagime është mirë ti pyesim pse ata askush nuk i ftoi? Dhe pyetja e dytë është a kanë ata viza amerikane? Unë e kam shtruar këtë pyetje njëherë për opinion. Ata të cilët bënë reagimin, veçanërisht zoti Sela më duket se e pash që kishte reaguar, ai është mirë ta pyese Ali Ahmetin a ka vizë amerikane dhe pse Ali Ahmeti dhe vet Zijadin Sela nuk ishin të ftuar? Nëqoftëse japin këtë përgjigje atëherë ne mund të vazhdojmë të shpjegojmë për detajet e tjera”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.