Zeqirija Ibrahimi : Populli nuk harron – jeni libër i lexuar!

4 Min. Leximi

Zeqirija Ibrahimi, përmes një postimi, ka kritikuar ashpër kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për heshtje selektive ndaj zhvillimeve pozitive në vend, si ndërtimi i shkollës në Çashkë, përparimi i Korridorit 8, zbatimi i ligjit për gjuhën shqipe dhe investimet në komunat shqiptare. Ai thekson se, megjithë akuzat për diskriminim, qeveria ka rritur ndjeshëm buxhetin për shqiptarët. Ibrahimi u shpreh se e vetmja gjë për të cilën kundërshtarët nuk flasin është përfshirja e figurave të tyre në lista të zeza ndërkombëtare dhe skandale të rënda që lidhen me korrupsion dhe dhunë shtetërore. “Populli nuk harron”, përfundon ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Së pari akuzonin se nuk bëhet shkolla në Çashkë (si në kohë të tyre) dhe kur ajo u bë, ata heshtin dhe nuk e përmendin më.
Pastaj thoshin se do ndalet Kooridori 8 dhe ai kur ai po vazhdon me dinamikë të përshpejtuar, ata nuk e përmendin më.
Më tej thoshin se do të anulohet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe (të cilën ata e kanë bërë gjuhë të përkthyer) dhe kur as kësaj teme nuk i vjen më rendi, edhe këtë temë e harruan.
Pastaj ngriheshin e binin në gjumë duke nxjerrë foto nga kolonat në Bllacë dhe kur u bënë pikat kufitare “One Stop Shop” në Jazhincë e në Bllacë, edhe ato pamje i hoqën nga profilet e tyre.
Vazhduan të thonë se ka diskriminim ekonomik te shqiptarët, por kur qeveria vendosi që çdo vit mbi 80 milionë euro të ndajë për komunat shqiptare (disa projekte tashmë po realizohen), mbi 34 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”, 12% rritje të rrogave, 5000 den rritje të pensioneve etj., edhe për këtë heshtën.
Kur nuk kanë më temë tjetër, këto ditë e kanë çështje se “po punësohen maqedonasit dhe jo shqiptarët”. Edhe kjo u zgjat disa ditë. Deri në fund të korrikut do të kemi 2500 punësime dhe avancime të shqiptarëve.

E vetmja gjë që nuk duan të flasin është se ku është Artan Grubi dhe si u bë ai dhe Ramiz Merko i tyre të jenë në listën e zezë amerikane.
Po ashtu nuk duan të flasin se si u bë familja Ahmeti pronare e qendrës tregtare “Soravia” në qendër të Shkupit.
Nuk duan të flasin edhe se pse Ali Ahmeti thurte plane në zyrën e Pendarovskit se si ta kthejë Gruevskin dhe prandaj e ndërruan Kodin Penal.
Nuk duan të flasin as për kohën kur gratë shqiptare tërhiqeshin zvarrë nëpër burgje dhe ata bënin sefa në qeveri.
Nuk duan ta përmendin se ata ishin në qeveri dhe kishin zëvendësministër të Punëve të Brendshme kur u vra Harun Aliu.

Ata një gjë nuk e kanë kalkuluar – populli edhe kur nuk ta thotë, nuk ta harron. Jeni libër i lexuar dhe çkado që të thoni, kot e keni.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull