Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, i ka parashtruar disa pyetje Ali Ahmetit, i cili sonte pritet të mbajë fjalim në tubimin e UÇK-së në Kosovë.
“Kjo është arsye që t’ia bëjmë edhe disa pyetje:
– pse kurrë nuk mbajti asnjë tubim për t’i mbrojtur ushtarët e UÇK-së në Maqedoni të Veriut?
– çfarë bëri ai në qeveri, ku e kishte zëvendësministrin e policisë, në kohën që ajo polici e vrau kryekomandantin e UÇK-së, Harun Aliun – Kushtrimin?
– pse ai në 22 vjet pushtet nuk miratoi ligj për veteranët e UÇK-së, ndërkohë që ua dhuroi krejt përfitimet branitellave maqedonas?
– pse nuk ka shkuar asnjëherë për vizitë te familja e Komandant Kushtrimit dhe e Komandant Shqiponjës?
Dhe, më e rëndësishmja:
– çfarë ka deklaruar para hetuesve të Gjykatës Speciale (me fjalorin e Hashim Thaçit, “çfarë ka kënduar si bilbil”) në dy ditët që e kanë marrë në pyetje dhe pse ai shpëtoi pa “ferrë në këmbë”, ndërkohë që drejtuesit e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së po i bëjnë disa vite në burg?
Hiç më shumë”, ka shkruar Ibrahimi.
Zeqirija Ibrahimi ka disa pyetje për Ali Ahmetin

Ndani këtë artikull