Zeqirija Ibrahimi dhe Bekim Sali në pritjen zyrtare për Ditën Kombëtare të Kroacisë

1 Min. Leximi

Deputeti Zeqirija Ibrahimi, së bashku me deputetin Bekim Sali, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kroacisë në Shkup, me rastin e Ditës Kombëtare të Kroacisë. Ftesa u bë nga ekselenca e tij, ambasadori Nives Tiganj.

Me këtë rast, deputeti Ibrahimi theksoi marrëdhëniet tradicionalisht miqësore ndërmjet dy vendeve, duke vënë në dukje rolin e Kroacisë si partnere e rëndësishme në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -


“Bashkëpunimi ynë me Kroacinë është thelluar në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë. I përcollëm ambasadorit Tiganj urimet më të përzemërta për popullin kroat dhe shtetin mik të Kroacisë,” u shpreh Ibrahimi.

Kroacia, si anëtare e Bashkimit Evropian, vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e aspiratave euro-integruese të vendit tonë

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull