Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi dhe kandidatin e VLEN për qytetin e Dibrës, Fisnik Melën u takuan me qytetarët e qytetit të Dibrës, ku prej se afërmi u njoftuan me problemet e tyre.
“Së bashku me Kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, vizituam qytetin e Dibrës, ku patëm kënaqësinë të takojmë qytetarët e mrekullueshëm të kësaj treve me vlera të mëdha historike dhe kulturore. Gjatë vizitës sonë, bashkë me kandidatin tonë të VLEN-it, Fisnik Mela, dëgjuam nga afër shqetësimet, idetë dhe shpresat e dibranëve për një të ardhme më të mirë.
Besimi i qytetarëve është motivimi ynë më i madh për të vazhduar rrugën e ndryshimit, përfaqësimit të denjë dhe zhvillimit të çdo cepi të vendit tonë. Dibra është dhe do të mbetet pjesë e rëndësishme e këtij vizioni”, shkruan Ibrahimi.
Zeqirija Ibrahimi dhe Afrim Gashi në krah të Fisnik Melës: Dibra pret ndryshimin e madh!

Ndani këtë artikull