Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari në Click Plus në TV21 tha se brenda koalicionit VLEN nuk ka zënka dhe keqkuptime. Taravari shtoi se në zgjedhjet lokale dëshiron që koalicioni VLEN të dal me rezultat më të mirë.
“Jo zënka nuk ka. Keqkuptime nuk ka, por kemi divergjenca të qëndrimeve. Çdo herë kur kam hyrë në një garë kam dashur që të dalim sa më mirë. Përsëri në këtë garë politike në zgjedhjet lokale dua që si koalicion si VLEN të dalim me rezultat më të mirë. Prandaj nuk është me rëndësi përqindja e kandidatëve aspak. Hajde i testojmë emrat, kush janë më të mirë prej atyre vendbanimeve me të cilët mund të fitohet, jam i gatshëm që ASH le të ketë 1 komunë 2 komuna ose hiç komuna. Nuk është kjo me rëndësi. Në fund VLEN të fitojë”, tha Arben Taravari – kryetar i ASH-së.